EKZCLUSIVE/ “E ndava mendjen kur…” – Ilir Vrenozi flet pas largimit të papritur nga BBV…
Ilir Vrenozi, një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni në Big Brother VIP, ka thyer heshtjen menjëherë pas lënies së shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai ka rrëfyer vështirësitë që e çuan drejt këtij vendimi drastik.
Edhe pse u konsiderua si një banor që solli batuta dhe atmosferë në shtëpi, Iliri pranoi se pesha e izolimit dhe problemet shëndetësore u bënë të papërballueshme.
Shëndeti mbi garën: “Kisha këmbët e enjtura”
Iliri tregoi se arsyeja kryesore e largimit ishte gjendja e tij fizike, e cila po rëndohej dita-ditës brenda.
“Jam i lodhur. Kam probleme nga pesha… Nuk jam ndjerë mirë sepse kam edhe këmbët të enjtura, me dhimbje. Nuk e përballoja dot më, më rëndoi akuariumi. Kisha hallin e shëndetit,” u shpreh ai, duke shtuar se humbja e nocionit të kohës ishte një tjetër faktor stresues.
Raporti me banorët dhe lotët e Stenaldos
Largimi i tij u përjetua me emocione të forta nga banorët e tjerë. Iliri veçoi miqësinë me Stenaldon, i cili u prek jashtë mase nga kjo ndarje.
- Përplasjet: Iliri theksoi se nuk donte të bëhej pjesë e debateve artificiale: “Nuk bëj dot që të kapem kot, disa persona e bëjnë aty. Mua më kanë dashur aty.”
- Lidhja me Stenaldon: “Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur. Ai qau më shumë se për nënën dje, më tha nuk kam me kë të qaj tani.”
“Një muaj mu duk shumë”
Ndonëse e vlerëson si eksperiencën më të mirë të jetës, Iliri pranoi se qëndrimi i gjatë larg familjes nisi të ndikonte në gjendjen e tij emocionale, pavarësisht përpjekjes për t’u fokusuar vetëm te loja. “E ndava mendjen kur u futa brenda të mos mendoja për familjen, por një muaj aty mu duk shumë,” përfundoi ai.
…